Nga Shqipëria / E Martë 24 Maj 2022, 11:11

Këngëtarja serbe blen këngën e Ronela Hajatit për 10 mijë euro

Këngëtarja e njohur serbe, Tea Tairovi? ka publikuar së fundmi albumin e ri “Balkanija” dhe kënga që ka rënë më shumë në sy është "Dubai". 

Kjo këngë thuhet se është një cover i këngës “Leje” të Ronela Hajatit, e cila për publikun serb tashmë njihet si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion.

Siç tregojnë burime për "Kurir", këngëtarja Tea për këtë këngë ka paguar 10 mijë euro, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.