Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Dhjetor 2017, 18:06

Alban Hoxha dhe Fernando mbështetësit më të zjarrtë të Çiljetës në ‘Kënga Magjike’

Performanca e Çiljetës në ‘Kënga Magjike’ ishte ndër më të komentuarat në mediat online, e kjo për faktin se ajo shkëlqeu jo vetëm në këndimin ‘Live’ por edhe me paraqitjen e saj, e ndërkohë që gjithë salla e duartrokiti, mbështetësit e saj më të zjarrtë ishin partneri i saj Alban Hoxha dhe djali i vogël Fernando.

Vogëlushi Fernando siç shihet edhe na fotot e siguruara nga ‘Panorama’ ka qenë i pranishëm çdo ditë në provat gjenerale së bashku me mamin e tij, ndërkohë që Albani është shfaqur në gjysmë finale në mbështetje të Çiljetës dhe këngës së saj ‘Hajmali’.

Me shumë siguri edhe natën e sotme ata do jenë të pranishëm duke mbështetur fortë këngëtaren.