Nga Shqipëria / E Hënë 23 Maj 2022, 21:09

Rikthehet Elvana si aktore, Ermali zbulon kur publikohet ‘Dy gisht mjaltë 2’

Pak kohë më parë Ermal Mamaqi njoftoi se “2 gisht mjaltë” do të rikthehej me një pjesë të dytë. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, Ermali zbuloi se Kur do të publikohet filmi i shumërpritur.

“2 gisht mjaltë 2” do të vijë në vitin 2023 dhe do të rikthejë Elvana Gjatën si aktore.

“Në vitin 2023 unë dhe Elvana do kthehemi me “2 gisht mjaltë 2”, u shpreh producenti.