Klea Huta ishte së fundmi e ftuar te "Rudina" në Tv Klan, ku mes të tjerash foli për planet për t’u bërë nënë për herë të dytë. Moderatorja tha se zgjerimi i familjes është në planet e saj, por jo tani.

Klea theksoi se dëshiron ta shijojë Kridin deri në moshën 5-6 vjeç, pra për 5 vite nuk do të ketë shtatzëni të dytë.

Rudina Magjistari: Do të thotë që do ta bësh, e ke në plan, ke filluar të ndiesh dëshirën për ta bërë një fëmijë?
Klea Huta: Dëshirën, qëndrojmë te dëshira.
Rudina Magjistari: Në kohë je tani, nuk po themi diçka…
Klea Huta: Patjetër, ne jemi familje e madhe me tre motra, mami, babi, jemi rritur me gjyshërit në shtëpi dhe e dua familjen e madhe, por e kemi në plane.
Rudina Magjistari: Po Elgiti? Sa fëmijë janë ata?
Klea Huta: Dy djem. Kështu që unë kam një kunat.
Rudina Magjistari: Pra do të kesh një familje të madhe?
Klea Huta: Dua ta kem një familje të madhe, por se kur nuk di ta them.
Rudina Magjistari: Nuk ke bërë plane për çështje diference, plane moshe?
Klea Huta: Jo. Përkundrazi unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë.




