Nga Shqipëria / E Diel 22 Maj 2022, 20:08

Me sy të skuqur e të fryrë nga lotët, Luana Vjollca shfaqet si kurrë më parë

Moderatorja Luana Vjollca ka bërë një postim shumë personal në rrjete sociale, duke iu treguar të gjithëve se jo gjithmonë ajo që shohim në Instagram është e vërteta.

Fillimisht Luana ka ndarë një foto ku shfaqet në super formë dhe e buzëqeshur, ndërsa në një tjetër shihet me sy të skuqur e të fryrë nga lotët. Moderatorja ka shkruar se ne nuk e dimë kurrë çfarë fshihet pas një buzëqeshjeje, prandaj duhet të jemi të sjellshëm.

“Çfarë jemi në Instagram dhe çfarë jemi në të vërtetë…ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje. Ji i sjellshëm! Duaje veten. Çohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi ëndrrat e tua, je më i/e fortë seç mendon”, ka shkruar Luana.