Nga Shqipëria / E Diel 22 Maj 2022, 12:12

Ja sa vende të botës ka vizituar Blendi Fevziu

Pyetja që i bëjnë thuajse çdo ditë Blendi Fevziut është: “Sa vende të botës ke vizituar?”. Kësaj pyetjeje Blendi tashmë i ka dhënë një përgjigje.

Ai ka treguar se ka vizituar plot 130 vende të botës. Gazetari ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

"Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9% te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq", shkruan Fevziu.