Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Maj 2022, 20:08

Pas lindjes së djalit, Rihanna shfaqet për herë të parë në publik (Foto)

Rihanna dhe ASAP Rocky u bënë prindër për herë të parë me datë 13 Maj. Këngëtarja solli në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Së fundmi Rihanna është parë për herë të parë në publik pas lindjes së vogëlushit. Ajo është shfaqur e veshur me rroba të gjera, me syze dielli të mëdha të zeza dhe me flokët e kapura .

Këngëtarja nuk ka reaguar ende rreth lajmit të ëmbël, por thuhet se ajo dhe partneri do të udhëtojnë së shpejti në Nju Jork për të prezantuar bebushin me prindërit e tij.