Aurela Hoxha ka marrë pjesë këtë vit në Festivalin e Kanës. Modelja parakaloi në tapetin e kuq dhe sigurisht me paraqitjen e saj ka marrë shumë vëmendjen.

Ajo u shfaq me një fustan tyli të zi, me dekoltenë e hapur që mbulonte pjesën e gjoksit vetëm me dy lule, doreza lëkure latex jeshile dhe një varëse me gura.

Aurela kishte zgjedhur një makeup të lehtë për eventin dhe flokët i kishte lëshuar me pak onde në fund.

“Sa mirë që u riktheva sërish. Faleminderit për ftesën Festivali i Kanës”, shkroi Aurela krah fotove.




