Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Maj 2022, 10:10

E konfirmuar/ Blero dhe Afrona i japin fund martesës, zbulohet arsyeja

Pak ditë më parë në rrjet u përfol se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës. Kjo pasi dyshja hoqën nga rrjetet sociale të gjitha fotot me njëra-tjetrën.

Ky lajm është konfirmuar nga burime për “Prive”. Mësohet se Blero dhe Afrona janë ndarë prej disa javësh. Distanca mes tyre i ka vështirësuar gjërat.

Këngëtari nuk e hodhi hapin që pritej, zhvendosjen në Zvicër krah Afronës. Çifti kanë pasur dhe here të tjera kriza martesore, por burime për “Prive” bëjnë të ditur se kjo është serioze.