Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Dhjetor 2017, 14:02

Kënga Magjike/ Anna fletë për surprizën e madhe që ajo dhe Arditi kanë përgatitur për finalen

Sot është finalja e madhe e “Kënga Magjike” ku dhe do të shpallet fituesi i edicionit të 19-të. E ndërsa pak orë na ndajnë nga finalja përveç fituesit, njerëzit mezi presin të shikojnë edhe këngën e shumëpritur që Ardit Gjebrea ka përgatitur për këtë natë.

Ai pas kaq kohësh i rikthehet muzikës pikërisht në këtë festival por ajo që e bënë më emocionuese këtë perforancë është fakti që nuk do të dal vetëm në skenë por së bashku me vajzën e tij Anna me të cilën do të bëjnë një duet.

Në emisioni ‘Rudina’ është transmetuar një insert me përgatitjet e finales ku mes artistëve ishte edhe Anna, në këtë moment gazetarja e ka pyetur vogëlushen nëse i pëlqen të këndojë në këtë festival. Ajo ka thënë po, por kur është pyetur për surprizën është shprehur se:

“Është surprizë, le të mbetet surprizë e ta zbulojnë vetë njerëzit.”

Kënga titullohet ‘Për Ty’ e me shumë siguri do të jetë një  këngë që Arditi i ka dedikuar së bijës, por për më shumë le të presim natën e sotme.