Nga Shqipëria / E Premte 20 Maj 2022, 23:11

Semi pranon publikisht që kënga është dedikim për të, Donaldi: E di dhe bufi

Këngëtarja Semi Jaupaj ishte sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku pranoi publikisht se kënga “Mos u kthe” ka qenë dedikim për Donaldin (dhe historinë e tij me Borën).

“Ylli Limani ishte një ndjekës i Big Brother VIP. Duke ditur dhe bëmat e tua, biseduam mes miqsh, dhe doli kjo kënga. Kështu që po, është dedikim”, u shpreh Semi.

"Dedikim ë? O Zot, nuk e dija, qenka dedikim. Po këtë e di dhe bufi”, u përgjigj Donaldi, teksa shtoi: Unë aty brenda kur e dëgjova mendova se më duan të vdekur.

Semi i sqaroi se kjo pjesë është keqkuptuar.