Nga Shqipëria / E Premte 20 Maj 2022, 22:10

'A u bashkove me Borën?', Agron Llakaj vë në siklet Donaldin dhe ja si reagon ai

Mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” Donaldi nuk i ka shpëtuar një pyetjeje rreth Borës, pasi u shfaqën së bashku në eventin e Valdrin Sahitit.

“A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?”, e ka pyetur Agron Llakaj, i cili ishte një ndër të ftuarit. Donaldi qeshi dhe preferoi të mos jepte një përgjigje.

Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?

Romeo Veshaj: Edhe ti u infektove?

Agron Llakaj: Është krijuar shoqata Bora-Doanld dhe më bënë qytetar nderi. ‘Bora alamet vajze’, nuk është momenti të të qëlloj me pëllëmbë, në emër të shoqatës thuaj po.

Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për cdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.

Agron LlakajL: Hë pra fol!