Ngacmimet seksuale janë bërë një temë mjaft e diskutuar muajin e fundit dhe kjo për shkak të një sërë akuzash që janë bërë ndaj personaliteteve të njohur në Hollywood.
Këtë temë e ka prekur edhe emisioni investigativ ‘Boom’ ku ka pyetur disa prej aktorëve shqiptar nëse ata i kanë ngacmuar ndonjëherë në vendin e punës. E ftuar ka qenë edhe aktorja Rita Lati e cila ka treguar se atë personalisht nuk e kanë ngacmuar por vajzën e saj Roza po.

Ajo ka rrëfyer se ndërsa Roza kërkonte sponsor për emisionin e saj në televizion një biznesmen mbi të 60-at me bark të madh i ka kërkuar seks dhe në këmbim do të bëhej ‘’sponsori’’ i saj.

‘’Roza erdhi e traumatizuar, u habit më tepër për faktin se si ai ja kishte kërkuar direkt: Më pëlqen për seks –i kishte thënë ‘’- rrëfen Rita.

