Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë dhe së fundmi shkak për këtë është bërë lidhja që ajo ka pasur me aktorin, Romeo Veshaj.

E ftuar në "Wake up", ajo ka treguar se babait të saj nuk i pëlqen që ata të komentohen për jetën private dhe i thotë se janë bërë "si lolo".

E pyetur se çfarë thotë babai i saj kur ajo del nëpër portale, Aleksia u shpreh: “Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e tij private të komentohet shumë. Në jetën reale është shumë gallatë, me kitare në dorë. I them hajde të bëjmë video dhe thotë ‘jo se na kanë bërë si lolo’”.






