Ditët e fundit ajo ka qenë një ndër personazhe më të përfolur dhe kjo për shkak të poezisë së famshme të inçesit që bëri xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për poeten e njohur Rita Petro, e cila ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për të sqaruar gjithçka që lidhet me këtë poezi.

Ajo është pyetur nga moderatori, Arian Çani, nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtet në jetën reale të poetes apo mos ndoshta ajo ka pasur një vëlla që i ka ndezur këtë dëshirë?
“Ose mos ndoshta e ke bërë me vëllain tënd ?” e ka pyetur Çani.

“Shumë pyetje e bukur” u shpreh poetja.” Unë nuk kam vëlla por edhe sikur të kisha do ta shkruaja poezinë, kam adhurim babain tim. Jam rritur në një familje të lirë në mendime. Familja është bërthama e parë ku njeriu ndjen impulse e para. Mënyra sesi thithë fëmija gjinjtë e nënës është mëkati i parë inçestual. Në fund të fundit dihet lidhja e babait me vajzën dhe e djalit me nënën” tha Petro.

