Nga Shqipëria / E Enjte 19 Maj 2022, 12:12

Çifti më i ri i showbizit shqiptar, moderatorja e lidhur me ish-banorin e BB VIP

Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar. Thuhet se moderatorja Evi Reçi dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa janë bashkë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për Kryefjala.com. Sakaq, po të dallosh fotot e dyshes në rrjetet sociale vihet re që kanë qenë në disa vende njëkohësisht.

Së fundmi të dy janë në Vlorë ku nuk kanë munguar postimet.

Pritet një reagim nga Evi dhe Kledi.