Nga Shqipëria / E Enjte 19 Maj 2022, 12:12

Elvana Gjata na tregon si është vërtet një after-party

Elvana nuk ngurron të postojë shpesh foto e video duke bërë humor dhe kështu ka ndodhur edhe në eventin e fundit që u përfol shumë, sfilata e Valdrin Sahitit. Pas sfilatës, Valdrini mbajti një after-party dhe Elvana na ka treguar me humor si ka dalë pas festës.

Këngëtarja ka postuar fillimisht një foto ku shfaqet duke pozuar gjatë mbrëmjes e më pas një foto tjetër ku shfaqet e rrëzuar në tokë teksa ka zbritur nga makina.

Foto e dytë menjëherë ka shkaktuar komente e madje kanë nisur edhe memet.