Nga Shqipëria / E Enjte 19 Maj 2022, 09:09

Fjolla Morina: Duhet të kisha 4 duar t'i kapja me shpulla

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka bërë një shkrim të gjatë në Instagram në të cilin ka rrëfyer se shumë herë i kanë bërë pabesi, me plot intriga, por thekson se ajo vazhdon t’ja dalë sepse i pëlqejnë sfidat.

"Me disa persona ndonjëherë mendoj që duhet të kisha 4 duar, dy për t'i zënë me 'shpulla', dhe dy të tjera për të duartrokitur veten kur e bëj këtë", shkruan Fjolla.

“Më kanë bërë të ndihem e gabuar sepse ata/ato e urrenin saktësinë time. Më kanë vënë gjëra në gojë të pathëna sepse ata/ato nuk e dinë se çfarë do të thotë fjalë e mirë, më kanë vënë në rresht të fundit sepse isha e aftë.

Më kanë lënë vetëm atëherë kur kisha shumë nevojë. Më kanë shkatërruar urat e ndërtuara sepse ata/ato dinë vetëm të zvarriten më kanë sharë pas shpine sepse ata/ato nuk kishin kurajo të më flisnin në sy.

Më kanë rrahur krahët më kanë ngulur thika e të nesërmen më ka ardhur për vizitë. Më kanë fërshëllyer sukseset sepse ata/ato i sëmurë suksesi im. Më kanë fshehur jetën sepse minjtë kanë frikë të dalin në dritë.

Ata/ato janë ende këtu rrotull (më lexojnë në Instagram më takojnë në kafene) jam duke shkruar skenarin e radhës…Dhe unë vazhdoj të jem këtu, unë i dua sfidat.

Personaliteti im është ky që unë kam, sjellja ime varet nga ata që kam sot përballë”, përfundon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)