Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Dhjetor 2017, 12:12

Evi Reci nuk do të jetë pjesë e finales së 'Kënga Magjike', ja si ka reaguar këngëtarja

Evi Reci kishe kohë që nuk kishte sjell një projekt muzikor dhe gjeti pikërisht momentin e duhur që të rikthehej me këngën e saj ‘Dorëzohu’ në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Kënga edhe pse u prit shumë mirë nga publiku në fakt nuk ka arritur të jetë pjesë e finales së madhe që do të mbahet sot në Pallatin e Kongreseve.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një statusi në’ Instagram’ ka lajmëruar të gjithë fansat duke i falenderuar për mbështetjen.

“Të dashur miq, pas një performance të cilën nuk do ta harroj kurrë, rrugëtimi im në ‘Kënga Magjike’ përfundon këtu, pasi nuk jam ndër finalistët. I falenderoj të gjithë ato që më përkrahën me sinqeritet dhe dashamirësi, mesazhet tuaja ishin forcë!

“PS: Mos u dorëzoni kurrë!Faleminderit nga zemra” ka përfunduar këngëtarja.