Një lajm i ëmbël vjen nga modelja e njohur shqiptare Lorena Haliti. Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin ka ndarë me ndjekësit në Instagram duke pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Lorena shfaqet krah partnerit të saj, Ami Mëzezit. Vajza nga Mitrovica dhe djaloshi nga Tirana janë në lidhje prej disa vitesh dhe jetojnë në SHBA.

Ata u martuan së fundmi privatisht në një prej pushimeve të tyre por dasmën e kanë planifikuar në verën e 2023-ës, bashkë me fëmijën e tyre që vjen në jetë sivjet.






