Moderatorja Marina Vjollca feston sot 32 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta, por të gjithë vëmendjen e ka marrë dedikimi i të shoqit.

Getoari ka publikuar në Instagram një foto të Marinës me vajzën e tyre në krah. Ai i ka shprehur të gjithë dashurinë, duke zgjedhur fjalët më të bukura.

“Gëzuar ditëlindjen gruas time të dashur dhe nënës së engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar bashkë”, ka shkruar Geti.




