Që nga mbrëmja e djeshme Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë në qendër të vëmendjes. Dyshja u takuan me njëri-tjetrin në after-partyn e eventit të Valdrin Sahitit, ku ky i fundit prezantoi koleksionin e tij të ri.

Bora dhe Donaldi u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, por për të gjithë ata që ende kanë dyshime për rikthimin e tyre, ja ku keni një tjetër detaj.

Donaldi publikoi në Instastory një video nga eventi ku shihet Valdrini me të bijën që i hidhet në krah. Një orë më vonë Bora ka publikuar të njëjtën video.



