Ina Kollçaku ishte vajza e parë që hyri në programin e "Përputhen". Ajo e konsideron pjesëmarrjen e saj në program si të guximshme. Ina tregoi se gjashtë muajt e parë nuk është pritur fare mirë, por sjellja e saj pozitive i ka habitur të gjithë, pavarësisht situatave.

“Në fakt gjashtë muajt e parë kanë qenë jo të vështira për mua pavarësisht sulmeve dhe e dija që isha një personazh që nuk gëlltitej kollaj. Kisha nevojë për kohën time që njerëzit të më kuptonin, kush isha unë”, tha ish-konkurrentja e ftuar në studion e "Përputhen" pas kaq kohësh.

Njëkohësisht Ina është vajza e parë që ka puthur dikë përpara kamerave, duke i lënë të gjithë të habitur.

“Ne po xhironim normal dhe ndodhi puthja. Asnjë se kishte kuptuar, se nuk kisha sjellë sinjale. Kur ndodhi më tha Olsa: Po ti ç’pate”, u shpreh Ina.




