Fifi e cila vitet e fundit është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar fal këngëve dhe bashkëpunimeve të ndryshme që ka publikuar, këtë vit ka marrë pjesë në spektaklin muzikorë ‘Kënga Magjike’, ku kënga e saj ‘Zhurmë’ është ndër më të pëlqyerat dhe më të kilikuarat në youtube dhe prandaj të shumtë janë ata që pretendojnë se vendin e parë do e fitojë këngëtarja.

Por një ditë para finales së madhe, Fifi, ka publikuar një shkrim emocionues, marrë shkas nga disa fjalë që njëri prej fansave i ka thënë. Ndër të tjera ajo ka treguar se nuk mundi që të jepte maksimumin e saj në këndimin live për shkak të emocioneve. Ajo madje është shprehur se nëse kalon në finale ka për ti nderuar të gjithë fansat e saj.

‘Unë i lexoj komentet , rrallë më ikën na një koment ! Ai Qielli në skenë që kisha nuk ishin thjesht drita , ishin ca yje që merrnin frymë dhe që po ndjenin këngën time në çdo frymë sikurse dhe unë .. e me ndihmën e Joni Peçi , Anxhela Goga dhe 150 studentëve të tij kënga ime mori dimension tjetër , dhe për këtë ju falenderoj pafundësisht o fëmijë të bukur .. Bashkimi bënë fuqinë, nuk kanë qenë budallenj ata që kanë thënë ju përulem. Unë e di që s’kam kënduar ashtu siç e meriton “Zhurma” të këndohet dhe që kam zhgënjyer shumë njerëz, edhe ato më të dashurit e mi ,po emocionin që kam përjetuar unë s’do e ndërroja me asnjë gjë, bile as edhe ato notat që kam bo gabim, por një gjë ta keni të sigurt që po shkova në finale do ju nderoj p.s dje mkan ra msysh se ska mundsi. Love ya & thank u so much for the support ! God bless ya all’, shkruan Fifi.
