Nga Shqipëria / E Hënë 16 Maj 2022, 15:03

Pasi fitoi Eurovisionin, këngëtari ukrainas niset për në luftë, takimi emocionues me të dashurën

Grupi Kalush Orkestra që përfaqësoi Ukrainën në Eurovision është nisur për në luftë menjëherë pas fitores. Këngëtari kryesor Oleg Psiuk ka takuar të dashurën e tij para se të nisej për luftë dhe ky moment është bërë viral.

Këngëtari është parë duke u puthur me partneren e tij jashtë një hoteli në Torino. Pasi takoi partneren Oleg Psiuk hipi në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport. 

Duke folur për fitoren e grupit, këngëtari Psiuk tha: "Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë që votuan për Ukrainën. Kjo fitore do të thotë shumë për ne. Kjo fitore do të ngrejë shpirtrat dhe do të çojë në më shumë fitore në të gjitha frontet".