Elvana është një nga këngëtaret më të angazhuara me koncerte dhe në të fundit ka marrë një surprizë shumë të bukur. Teksa performonte në skenë, një fans i ka propozuar për martesë.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit shihet se dikush i drejton Elvanës një unazë dhe ajo e habitur bën reagimin epik duke bërtitur: "Uaaa".

Më pas këngëtarja vazhdoi performancën duke qeshur e duke shkaktuar brohoritje nga fansat.
