Nga Shqipëria / E Hënë 16 Maj 2022, 11:11

Çfarë veshën VIP-at në Billboard Music Awards 2022

Mbrëmjen e djeshme u mbajt "Billboard Music Awards 2022" në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, nën moderimin e P Diddy. The Weeknd ishte artisti me më shumë nominime, në total 17, i ndjekur nga Doja Cat me 14 dhe Justin Bieber, Kanye West, Olivia Rodrigo me 13 secili. Kjo e fundit mori disa çmime, duke përfshirë çmimin e lakmuar të ‘Artistja e re më e mirë’.

Fituesit e tjerë përfshinin Ye, Drake, Doja Cat dhe Taylor Swift.

Mes fituesve ishte edhe Dua Lipa që u nderua me çmimin “Top Dance/Electronic Song” për këngën e saj “Cold Heart” with Elton John!

Mary J. Blige mori çmimin ‘Icon’ dhe Mari Copeny u nderua me çmimin ‘Changemaker’.

Megan Thee Stallion, Silk Sonic, Becky G, Ed Sheeran, Elle King, Miranda Lambert, Machine Gun Kelly dhe Travis Scott ishin ndër artistët që dhuruan spektakël.