Kuriozitete / E Premte 8 Dhjetor 2017, 14:02

Këto janë 3 mamatë më të mira sipas shenjës së horoskopit

Sa nënë e mirë jeni? A i njihni shenjat e zodiakut që bëjnë mamatë më të mirë? Sigurisht, e vërteta është se çdo shenjë dhe çdo nënë ka stilin e saj unik dhe aftësi të veçanta që e dallojën atë nga pjesa tjetër e shenjave.

Sipas yjeve ekzistojnë tre shenja në horoskop të cilat janë mamatë më të mira dhe sigurisht yjet nuk gënjejnë.

Peshqit

Peshqit janë shenja e parë e cila si një nënë e mirë gjithmonë dëshiron që fëmijët e saj të jenë kreativë dhe në këtë mënyrë ata i inkurajojnë fëmijët e tyre të jenë krijues. Një fëmijë me një mama të shenjës së peshqve është i ndjeshëm, imagjinativ dhe do të mësojë t'i trajtojë njerëzit e tjerë me dashamirësi dhe dhembshuri. Këto mama do të japin një dashuri për natyrën, një ndjenjë krenarie për të ndihmuar të tjerët dhe një frymë të pavarur. Mami i shenjës së Peshqve gjithmonë do të di t'i mësojë fëmijët e saj për t'i bërë ëndrrat e tyre një realitet, dhe do t'i mbështesë ata në të gjithë mënyrën duke i ndihmuar që fëmijët e tyre ta kuptojnë mirë veten e tyre.

Binjakët

Mamat e shenjës së binjakëve flasin për çdo gjë me fëmijët e tyre  madje edhe për temat delikate. Këto mama nuk kanë ndonjë sekret nga fëmijët e tyre. Fëmijët e saj kanë aftësi të mëdha komunikimi dhe janë shumë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në botën rreth tyre. Një nga gjërat që i bën një nënë të kësaj shenje kaq unike është aftësia e saj për të kuptuar fëmijët e saj pa marrë parasysh gjininë ose moshën e tyre.

Peshorja

Peshoret janë mama shumë të mira sepse janë aq të balancuar dhe të qeta. Ato inkurajojnë harmoninë në shtëpi dhe kur ka mosmarrëveshje mes vëllezërve dhe motrave, ajo është në gjendje të shohë perspektivën e secilit në një argument dhe të ndihmon pjesëmarrësit të gjejnë terren neutral. Këto mama nuk duan që të jenë disiplinore dhe zgjedhin që  më mirë të jenë një mik se një prind, por zakonisht pritet të jenë miq me fëmijët e saj derisa ata të jenë rritur. Gjërat më të rëndësishme që një mami Peshore u mëson fëmijëve të saj është se si të ndajnë gjërat, si të ndjejnë dhembshuri për të tjerët dhe si të jenë miq të mirë.