
Siç e dimë të gjithë, sytë janë pasqyra e shpirtit ju mund të mësoni shumë gjëra për gjendjen shpirtërore të një personi vetëm duke parë në sytë e tij.
Ditën e sotme kemi një test për ju në figurën e mëposhtme kemi disa lloje sysh, ju duhet të zgjidhni vetëm një dhe në bazë të syrit që zgjidhni ne do ju tregojmë diçka më shumë për psikologjinë tuaj.
1.Nëse zgjidhni syrin e parë ju jeni persona të uritur por jo për ushqim por ndjeni një lloj urie për jetën pasi keni nevojë për ushqim shpirtëror. Ju jeni në kërkim të përjetimeve të reja të cilat do ngjallin pasionin dhe dëshirën për të provuar gjëra të cilat ju i cilësoni si të ndaluara. Ndërsa ju vazhdoni me jetën tuaj duhet që të lini pas të shkuarën pasi vetëm kështu do arrini të ndiheni të gjallë dhe plot jetë.
2.Syri i dytë ngjason me një enciklopedi shpirtërore,eksperiencat tuaja të mëparshme ju kanë bërë të jeni njerëz më të fortë dhe kjo gjë ka ndikuar që ju tashmë të jeni të përgatitur për çdo gjë që do vijë në të ardhmen. Ju jeni një person me shumë njohuri dhe këto njohuri duhet që ti përhapni kudo që shkoni duke u bërë të ndiheni më mirë në gjendjen tuaj shpirtërore.
3.Syri i tretë konsiderohet edhe si syri shërues, ju keni aftësinë që ta bëni çdo person të ndihet mirë pranë jush. Ju keni një aura që shkëlqen shumë dhe duhet me patjetër të ndani fuqitë tuaja shëruese me pjesën tjetër duke i bërë edhe të tjerët të ndihen mirë si ju.
4.Syri i katërt i njohur edhe si syri filozofik tregon se ju vazhdimisht e keni kokën të mbushur dhe të shqetësuar nga ide dhe projekte të reja. Ju shpesh ndiheni të humbur por në fakt nuk jeni aspak pasi ju ndodheni pikërisht në rrugën që është e shkruar që të ndodheni. Duhet të keni besim tek vetja dhe me shumë siguri së shpejti do arrini qëllimet tuaja.
5.Syri i pestë i konsideruar si syri sekret pasi personat që do e përzgjedhin atë janë shumë misterioz dhe është shumë e vështirë që ata të tregojnë diçka nga vetja. Ju jeni tepër enigmatik dhe shpesh kjo gjë bëhet atraktive për pjesën tjetër. Personat që e zgjedhin këtë gjë janë gjithmonë vetvetja dhe duhet të qëndroni të tillë duke mos lejuar askënd ti ndryshojnë.
6.Syri i gjashtë i quajtur si shpirti i vjetër tregon se ju jeni një person që keni një vetëbesim shumë të ulët duke menduar përherë se kurrë nuk do i arrini qëllimet tuaja. Por kjo gjë duhet të marrë fund dhe ju më në fund të filloni të gjeni rrugën tuaj. Duhet të punoni shumë që të arrini atë që dëshironi.
7.Syri i shtatë tregon se jeni një person që jeni shumë të mbyllur në vetvete dhe kurrë nuk parapëlqeni të të largoheni nga zona juaj e rehatisë.