Nga Shqipëria / E Diel 15 Maj 2022, 14:02

Nuk shkoi në finale, Albërije Hadërgjonaj thumbon Ronela Hajatin

Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Eurovisionit. Performanca e saj pati mbështetje të madhe nga publiku, por jo nga juritë profesioniste. 

Së fundmi, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj e ka thumbuar publikisht. Ajo ka publikuar në Instastory një video të Rona Nishliut në skenën e madhe të Eurovisionit në vitin 2012. Rona përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Suus" dhe shënoi arritjen më të madhe të vendit tonë në Eurovision ndër vite, duke u rradhitur e pesta në tabelën përfundimtare. 

"Me këtë nuk qeshi Europa po na zbardhi faqen", ka shkruar Albërija si thumb ndaj Ronelës.