Një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Ragusa pasi i kishin gjetur 1.6 gramë marijuanë në shtëpinë e tij.
Gjatë një kontrolli që ishte kryer në rrugë nga policia e antidrogës, i riu shqiptar me iniciale S.V ishte nervozuar shumë duke tërhequr kështu vëmendjen e karabinierëve.
Sipas uniformave blu nga nervozizmi i tepërt i të riut dyshohet se ai ishte duke pritur blerësit e drogës dhe me vete mbante vetëm 45 euro.

Më pas atij i kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kryer një kontroll ku i kanë gjetur rreth 305 gramë të tjera marijuanë të cilat shqiptari i kishte fshehur në fund të frigoriferit, ata gjithashtu kanë gjetur edhe 3500 euro të ardhura që vinin nga shitja e drogës.
Burimi: Syri.net.
