Nga Shqipëria / E Premte 8 Dhjetor 2017, 12:12

Ledri Vula së shpejti baba? Kjo foto po na bënë të gjithëve kureshtar

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar ai edhe pse shumë i famshëm nuk dëshiron që ta ngatërrojë jetën profesionale me atë personale duke e mbajtur këtë të fundit gjithmonë në privatësi.

Por edhe pse ai mundohet shumë, nëpër mediat sociale gjithmonë do qarkullojnë lajme në lidhje me jetën dhe lidhjet e tij të shumta. Së fundmi diçka që na ka bërë përshtypje ka qenë një foto që ai ka hedhur sot në ‘Insta story’.

Në këtë foto shfaqet një baba që mban prej dore një vajzë të vogël, kjo ka mjaftuar që të gjithë të nisin të hamendësojnë se Ledri së shpejti mund të bëhet baba.

Ky postim i ka habitur të gjithë por sesi qëndron e vërteta  presim ta zbulojmë së shpejti nga Ledri.