Nga Shqipëria / E Enjte 7 Dhjetor 2017, 22:10

Ju prezantojmë me dy moderatoret e reja të “Kënga Magjike”, por ku janë Besi dhe Erioni ?

Ditën e djeshme siç ishte lajmëruar për krahë Arditit në spektaklin e ‘Kënga Magjike’ ishin edhe katër prezantuesit e  tjerë  Nevila Shtylla, Arjola Shehu dhe dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Por sot në  mbrëmjen e dytë gjysmë finale të gjithë janë habitur nga ndryshimi i papritur i prezantuesve. Në skenë nuk u ngritën më Besi dhe Erioni por dy “vajza” të  tjera  të  cilat ditën e djeshme performuan përpara jurisë .

“Ato” (Besi dhe Erioni) që këtë herë erdhën të veshura me fustane dhe taka, deklaruan se gjatë gjithë spektaklit të sotëm do të prezantojnë të veshura në atë mënyrë, pasi sipas tyre Arjola dhe Nevila nuk kanë asgjë më shumë se ato.