Nga Shqipëria / E Premte 13 Maj 2022, 15:03

E papritur/ Aktori i dashur i serialit 'HOT' shpallet në kërkim

Aktori i dashur i serialit “HOT”, Ervin Dako është shpallur në kërkim nga komisariati numër 6 në kryeqytet. Një ditë më parë ai është përfshirë në një konflikt dhe ka përplasur shtetasin E.Gj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Migjeni”. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të parkimit të një automjeti.

Ervin Dako është pjesë e grupit të tre aktorëve në “HOT”, të njohur si “3 Llaqet”.

Burimi: voxnews.al