Nga Shqipëria / E Premte 13 Maj 2022, 14:02

Lajmi i ëmbël/ Aktorja e njohur po bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur Kelly Osburne është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Instagram.

Kelly ka publikuar në Instagram dy foto me ekon, duke ndarë të gjithë emocionet e saj me ndjekësit.

“E di që kam qenë shumë e heshtur këto muajt e fundit, kështu që mendova ta ndaj pse-në me të gjithë ju. Jam shumë e lumtur të njoftoj se do të bëhem mami. Të thuash që jam e lumtur është pak. Unë jam në ekstazë!", ka shkruar aktorja.