Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë gjysmë finale e ‘Kënga Magjike’, një natë e mbushur plotë emocion dhe të qeshura të cilat u rezervuan nga dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai. Ditën e sotme është gjysmë finalja e dytë ndërsa të shtunën finalja e madhe në të cilën mesa u morë vesh do të ketë edhe një surprizë të madhe.

Një surprizë e cila do të jetë vetë prezantuesi dhe këngëtari Ardit Gjebrea i cili do të prezantojë në festival këngën e tij të re për të cilën ka shumë kohë që po përgatitet. Kjo këngë është edhe e para e këngëtarit të dashur për publikun pas kaq vitesh.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë moderatori në një koment në Instagram.
“Po këngën tënde të re kur do e dëgjojmë?”, e ka pyetur një ndjekëse, “Të shtunën” i është përgjigjur Gjebrea.

Ndërkohë para disa kohësh është bërë e ditur se kjo këngë do jetë një duet me vajzën e tij të vogël Anën, e cila ashtu si babai i saj ka pasion muzikën.

