
Më shumë se një vit më parë, Dafina Zeqiri iu nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në ligamente. Duket se ky problem vazhdon për këngëtaren, e cila tregoi disa javë më parë se kishte sërish probleme me gjurin e saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë edhe një fotografi ku ka treguar se ka vendosur në zonën ku ndjen dhimbje pak akull.
“Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”, shkroi këngëtarja.