Kishte qëndruar e heshtur për një kohë të gjatë, por sot Luana është rikthyer dhe duhet thënë është rikthyer fuqishëm. Pasi publikoi episodin e parë të projektit "Thuaje", Luana ka publikuar edhe këngën e re dedikuar bullizmit.

"Si njerëz", mban titullin kënga që vjen dhe me një videoklip shumë domethënës.

Luana pasqyron përmes pamjeve e tekstit luftën me bullizmin dhe bën thirrje që ky fenomen të ndalojë.
Në rrëfimin e saj në projektin "Thuaje", Luana kujton kur e bullizonin dhe si i përjetonte komentet që merrte për trupin apo pamjen.

“Unë kam zgjedhur gjithmonë të hesht, por në vetminë time unë e kam vuajtur”, shprehet ajo.

“Thuaje” do të ketë 5 histori personale të Luanës. “Në vetvete nuk janë histori të bukura, por kanë shërbyer që të jenë forcë”, tha ajo.
