Nga Shqipëria / E Enjte 12 Maj 2022, 10:10

‘Më ka marrë malli për Sali Berishën’, Çiljeta i bën kërkesën e papritur Armina Mevlanit

Çiljeta Xhilaga ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku mes të tjerash kujtoi kohën kur ishte në fushatë me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Këngëtarja u bë nostalgjike dhe i kërkoi Armina Mevlanit ta puthte dhe t’i çonte të falat nga ana e saj.

“Aman mi puthe içik se më ka marrë malli. Unë e dua shumë, Unë ia dërgoj të gjithëve, kë takoj vërdallë i them bëjini të fala”, u shpreh ajo.

“E puth unë pa merak. Do t’i dërgoi puthje sa të mbaroj“, ia ktheu Armina.