Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” u trajtua si temë marrëdhënia e gruas me vjehrrën. Armina Mevlani u ndal te raporti i saj me të ëmën e Shkëlzen Berishës, Lilin.

Moderatorja tha se Lili është një vjehrrë shembull, duke shtuar se që në fillim është treguar shumë e kuptueshme dhe e mirë me të.

“Unë kam qenë me shumë fat. Lili është, ka qenë një vjehrrë shembull. Nuk e di se çfarë do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie, duke qenë se ajo më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e mirëkuptueshme. Zeni shkon i takon, mundohemi që çdo fundjavë ta kalojmë me ta. Unë realisht e dua si mamin tim, kam marrëdhënie shumë të afërt”, u shpreh Armina.



