
Ka disa mënyra të ndryshme për të ushtruar trurin dhe këto janë testet e ndryshme psikologjike të cilat të japin mundësin që të mendosh dhe të gjesh përgjigjen e saktë.
Në testin e sotëm ne kemi marrë një rast vjedhjeje. Një vajzë e cila kishte shkuar për të pushuar në plazh për një moment kishte hequr byzylykun dhe e kishte vendosur pranë librit të saj. Në mënyrë të pavetëdijshme atë e zuri gjumi dhe kur u ngrit byzylyku i saj nuk ishte më aty. Tashmë inspektorit të zonës i takon që të gjejë hajdutin por në zonën përreth nuk ka asnjë gjurmë këmbësh përveç gjurmëve që ka lënë vetë vajza dhe madje as një plazhist afër saj. Doli se vetëm njëri prej vizitorëve të rregullt të plazhit mund ta kishte marrë byzylykun.
Po ju cili nga njerëzit përreth vajzës mendoni se e ka vjedhur byzylykun?
Shikoni mirë figurën dhe më pas jepni përgjigjen tuaj.
Përgjigja
Personi i vetëm që mund ta ketë marrë byzylykun pa lënë asnjë gjurmë në rërë është ai me shufrën e peshkimit. Ai ishte personi i parë i dyshuar në mendjen e detektivit, pasi duke përdorur shufrën e peshkimit ai e ka tërhequr byzylykun drejt vetes duke mos lëvizur fare nga vendi.