Nga Shqipëria / E Enjte 7 Dhjetor 2017, 16:04

E pabesueshme: Ja si mblidhen parat në koncertin e këngëtarit shqiptar, me fshesë dhe me thasë

Ai edhe pse larg Shqipërisë është një nga këngëtarët më të pëlqyer të publikut shqiptar, nuk ka dasmë ku këngët e tij mos të luhen. Së fundmi këngëtari Gëzim Nika ka nxjerrë edhe një këngë të titulluar ‘Liridona’ e cila është një sukses më vete.

Ai edhe pse në Shqipëri vjen shumë rrallë në Amerikë është një nga këngëtarët më të kërkuar nëpër koncerte. Dhe në një koncert të fundit ku ishin të pranishëm shqiptar është bërë nami pasi Gëzim Nika është mbuluar me para nga fansat e tij.

Në disa video të postuara shihet qartë se parat që i janë hedhur kanë qenë aq të shumta saqë po i mblidhnin me fshesë dhe po i fusnin ato në thasë të zinj.

Përveç se një këngëtar i zoti Gëzim Nika duket se fiton shumë të ardhura nga këto koncerte. Ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Mjeshtër i madh” nga ish Presidenti Nishani.