Këngëtarja Ronela Hajati dha një super performancë shpërthyese në gjysmëfinalen e “Eurovisionit”. Ajo mori vëmendjen e të gjithëve, ndonëse nuk u kualifikua në finale.

Ronela këndoi e kërceu me një ritëm të “çmendur”. Një pjesë e performancës së këngëtares është bërë “meme” nga televizioni i njohur britanik, BBC. Bëhet fjalë për pjesën ku Ronela rrotullon kokën.

“Kur taksia vjen në 5 dhe ju ende duhet të thani flokët. Shqipëria, Eurovision”, ka shkruar BBC.
When the taxi's arriving in 5, and you still need to dry your hair. #Albania???????? #Eurovision pic.twitter.com/z2liS8dbe8
— BBC Three (@bbcthree) May 10, 2022



