Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Maj 2022, 09:09

U lirua nga burgu, gazetari shqiptar për Elsa Lilën: Deshën ta fundosin e ta shkatërrojnë

Këngëtarja Elsa Lila është liruar nga burgu, pasi u arrestua me 16 Mars si e dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Këngëtarja ka rezultuar e pafajshme dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

Rreth lajmit në fjalë ka reaguar gazetari Milaim Zeka, i cili shkruan se ka besuar gjithmonë te pafajësia e saj.

"Si do ta mertypin mutin moral, ata dhe ato qe deshen ta perdhosin, ta fundosin, e ta shkaterrojne artisten e madhe, e njeriun e mire: Elsa Lilen?!
Ajo eshte liruar nga arresti, dhe çdo dyshim dhe akuze ka rene ne zorren e trashe te nje pjese te pismiletit shqipetar, qe behen hetues, prokuror e gjykates.
Elsa, te gjithe njerezit e mire kemi besuar ne pafajesin tende", ka shkruar ai.

Kujtojmë se Zeka reagoi menjëherë pas arrestimit të Elsës, sërish duke e mbrojtur dhe duke e cilësuar si njeri dhe artiste fantastike.