Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Maj 2022, 09:09

Nuk u kualifikua për finalen e Eurovisionit, reagon Ronela Hajati

Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e Eurovisionit, pavarësisht performancës shpërthyese të Ronela Hajatit. Këngëtarja mori mbështetje të madhe nga publiku, por nuk mori votat që nevojiteshin për finalen e madhe.

Ronela ka reaguar menjëherë me një postim në Instagram, ku ka shkruar se fitorja e saj është dashuria e publikut.

“Edhe nëse do të isha në finale, do isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.