Nga Shqipëria / E Martë 10 Maj 2022, 17:05

Marigona dhe Robin Krasniqi surprizojnë të ftuarit: Çifti zbulon gjininë e fëmijës gjatë dasmës

Dasma madhështore e boksierit të njohur Robin Krasniqi me modelen Marigona Krasniqi ka marrë të gjithë vëmendjen. Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre mbrëmjen e djeshme dhe të ftuar ishin shumë miq, familjarë të çiftit si dhe figura të njohura të ekranit.

Bashkëshortja e boksierit është shtatzënë dhe lajmin për gjininë e fëmijës së tyre kanë zgjedhur ta japin në mesin e të gjithë të ftuarve. Çifti më i ri do të bëhet më një djalë.

Ky lajm i bukur u dha gjatë momentit të prerjes së tortës ku, dritat blu u ndezën dhe kjo u la të gjithëve të kuptohej gjinia e bebes.

Kujtojmë që Marigona konfirmoi se është shtatzënë në ditën e lindjes së boksierit. “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!”, shkroi modelja.