Nga Shqipëria / E Martë 10 Maj 2022, 13:01

Incident në koncertin e Kidës, fansi ngjitet në skenë dhe…

Kida është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme në koncert. Ajo ishte në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula, ku teksa po fliste me fansat e pranishëm, një person ka shkuar pranë saj duke e kapur nga krahu për të bërë një foto.

Menjëherë ka ndërhyrë sigurimi për të larguar personin në fjalë, ndërsa Kida dhe Ledri Vula dukeshin të habitur nga ky incident.

Megjithatë, artistja arriti që ta kontrollonte situatën dhe të vazhdonte performancën në skenë.