Nga Shqipëria / E Martë 10 Maj 2022, 13:01

Ronela jep një mesazh para Eurovisionit: Mos bëni shumë llafe por kërceni

Ronela Hajati ka dhënë një mesazh pak orë para gjysmëfinales së parë të Eurovision Song Contest. Këngëtarja do të performojë e para sonte me këngën “Sekret”. Ronela ka postuar në Instastory një status ku shprehet se ndihet keq që kjo eksperiencë po përfundon kaq shpejt.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se kësaj eksperience po i vjen fundi shumë shpejt”, shkruan Ronela.

Në një tjetër postim, ku shihet që sapo është zgjuar nga gjumi, Ronela u ka bërë thirrje shqiptarve të mos bëjnë moral, por të shijojnë performancën.

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos boni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela në njërin postim. “Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni – 01 – sonte", shkruan ajo në postimin tjetër.