Alesja ka vijuar përsëri me deklaratat e saj ku akuzon Astritin se i ka kërkuar afrimitet, në mënyrë tendencioze. Ajo u pyet nga moderatorja Bora Zemani se cili nga djemtë e ka vënë më shumë në siklet dhe menjëherë emrin e Astritit, duke nxitur kështu edhe një reagim nga Rrushja.

Biseda:
Bora Zemani: Cili nga djemtë të ka vënë më shumë në siklet?
Alesja: Ka qenë tek takimi i parë që kam bërë me Astritin, pavarësisht se dhe unë e ndieja që të përqafohesha por që, mënyra se i kërkonte ishte…. Mendoja se mos ishte tendencioze ndaj Rrushes dhe faktikisht ashtu kishte qenë. Dhe prandaj më vinte në siklet herë pas here.
Rrushja: Pse nuk e largoje ti por e afroje edhe më shumë?
Alesja: E mbajta as larguar as afruar.
Rrushja: Ti ke qenë ajo që i je afruar më shumë. Po më vjen keq për ty.
Alesja: Kritiko Astritin dhe jo Alesjan, me mua s’ke punë fare.
Rrushja: Përmende emrin tim dhe prandaj reagova.
Pak ditë më parë Alesja ka deklaruar se Astriti i është afruar shumë jashtë kamerave, duke veçuar rastet kur e shoqëronte në shtëpi. Deklarata e saj u mohua nga Astriti, i cili pretendoi se ka ndodhur e kundërta.
“Astriti më është afruar shumë, në makinë kur më çonte për në shtëpi”, u shpreh Alesja.
Ndërkohë Bora Zemani e pyeti konkurrenten se pse po e bën këtë deklaratë në këtë moment, ku Alesja tha se e bëri për t’iu “kundërpërgjigjur” akuzave të tij.

Debati:
Alesja: Ke tentuar dhe unë s’ta kam lejuar.
Astriti: Unë kam tentuar? Në takim më je afruar vetë, në takim të parë.
Alesja: Unë kam tentuar vetë në takim të parë??
Bora Zemani: Për çfarë ka tentuar ai Alesja?
Alesja: Kishim një afrimitet më të madh gjatë gjithë kohës, edhe kur më shoqëronte në shtëpi me makinë, por normalisht që unë e ruaja distancë.
Astriti: Ti e ruaje distancën?
Alesja: Po, unë ruaja distancën.
Astriti: Gjithë kohës po i manipulon këto situata.
Alesja: Jo, nuk po i manipuloj fare. po them atë që unë mendoj.
Bora Zemani: Pse zgjedh që të flasësh tani për këto gjëra, se duket se nga puntata në puntatë ti nxjerr gjëra të reja. Kjo nuk është diçka e vogël, nëse kjo do të kishte ndodhur vërtet nuk do ta kishe humbur mundësinë për ta thënë më përpara.
Alesja: E thashë për arsye se sapo më akuzoi që unë kam tentuar të kem afrimitet me të jashtë, ndërkohë që është krejt e kundërta.
