Ronela Hajati i ka mahnitur të gjithë me veshjen e saj teksa ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision.

Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje që dukej unike, shoqëruar me një kapelë po kaq të veçantë, të stiluar nga Niko Komani. Por, një ilustrator brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin shqiptar se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.

Leopoldom ka bërë disa postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.

“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”, shkruan ai.

Ai ka postuar gjithashtu dizenjimin që ai ka bërë, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronelës.

“Të gjithë mundohen të sjellin veshjet më të bukura. Secili do të sjelli një vision ndryshe. Pasi fitoi Festivalin e Këngës jemi ulur dhe kemi diskutuar. Unë dhe Ronela kemi dashur të sjellim diçka ndryshe, të veçantë. Unë e kam parë si një vepër arti këtë veshje. Ishte një veshje që kur e sheh të duket si art, për muze. Ia arritëm qëllimit. Ngjan si mozaik i një kishe ortodokse. Është vendi i dashurisë. Tek printi janë flamurët e të gjithë shteteve. Kjo ishte një veshje më e mirëmenduar se të tjerat. Tregon dashurinë që Ronela ka për të gjithë. Kapelja ka qenë e rëndë dhe ka pasur një bishtalec shumë të rëndë. Jam munduar të sjell trendet dhe tendencat më të fundit. Të gjitha veshjet janë shumë të guximshme., deklaroi Niko Komani në lidhje me veshjen e Ronela Hajatit një intervistë në “Wake Up.”

